Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Çmenduri”! Liverpool kërkon t’i “vjedhë” Man. United yllin 120 milionë eurosh
21 Shtator 2025 19:01 Telesport Sikur të mos mjaftonin 500 milionë euro që Liverpool shpenzoi merkaton e kësaj vere, klubi i kuq po punon për një tjetër transferim të bujshëm për merkaton e ardhshme. “TeamTalk” raporton se objektivi i radhës i Liverpool është mesfushori i ri i Brighton, Carlos Baleba. Për kamerunasin ka pasur një interes të madh nga disa klube gjigante, sidomos nga Manchester United, gjatë merkatos së fundit, por shifra 100 milionë euro e kërkuar nga Brighton është bërë pengesë. Megjithatë, sipas raportimit në fjalë në merkaton e janarit ose maksimumi në atë të verës së ardhshme, Liverpool do tentojë transferimin e Baleba për shifrën 120 milionë euro. Prej kohësh, Baleba ka qenë një objektiv madhor i Manchester United, por ndërkohë që “Djajtë”...