Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

E rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, telashet e Olta Xhaçkës me drejtësinë, nuk janë mbyllur ende plotësisht, pasi Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash. Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik. Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas...