Dy blerjet e verës shkëlqejnë, Atalanta fiton bindshëm ndaj Torinos dhe ngjitet në renditje (video)

Dy blerjet e verës shkëlqejnë, Atalanta fiton bindshëm ndaj Torinos dhe ngjitet në renditje (video)

Atalanta e drejtuar nga Ivan Juric ka marrë fitoren e dytë rresht në Serie A, këtë herë duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Torinos. Për Bergamaskët shkëlqyen blerjet e kësaj vere, Nikola Krstovic i ardhur nga Lecce për 25 milionë euro, autor i dy golave sot dhe Kamaldeen Sulemana, autor i golit tjetër, i ardhur nga Southampton për 17 milionë euro. Atalanta shënoi tre gola për 8 minuta. Në minutën e 30-të, asist perfekt i Samardzic dhe Krstovic dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 33-të, Sulemana dërgon në rrjetë topin e përplasur në shtyllë nga goditja e Samardzic. Në minutën e 38-të, Sulemana asiston për Krstovic, i cili tund rrjetën për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Atalantën. Rezultati nuk ndryshon...