Derbi i Romës vendoset nga Pellegrini! Lazio ‘skuqet’ në minutat e fundit

Derbi i Romës vendoset nga Pellegrini! Lazio ‘skuqet’ në minutat e fundit

21 Shtator 2025 14:31 Telesport Derbi i kryeqytetit në Itali, Lazio-Roma, u mbyll me fitoren minimale 0-1 për verdhekuqtë. Skuadra e drejtuar nga Gasperini e gjeti golin e fitores që në pjesën e parë. Ishte Pellegrini ai i cili ndëshkoi Lazion në të 38′, gol që mjaftoi për të marrë tri pikët. Lazio luajti me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit të takimit, pasi Belahyane u ndëshkua me karton të kuq. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u la në stol në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit italian. Verdhekuqtë ngjiten në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Lazio mbetet në të 14-in me 3 pikë.