Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen triumfon në Azerbajxhan, Norris rihap garën për titull pas aksidentit të Piastri, zhgënjen Ferrari
Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, suksesi i dytë radhazi, që konfirmon përparimet e dukshme që ka bërë makina austriake. Sukses që mund ta fusë në garën për titullin kampion për pilotë. Ai bëri një garë më vete, e nisi atë nga “pole” dhe nuk e dorëzoi kreun për asnjë moment, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit britaniku George Russell me Mercedes, ndërsa në të tretin surpriza Carlos Sainz me Williams. Ky është podiumi i parë i spanjollit me Williams. Në vendin e katërt u klasifikua italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes, që la pas Liam Lawson me RB dhe Yuki Tsunoda me makinën tjetër Red Bull. Pra, një...