Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK, pritë “policëve të pistë”/ Prokuroria e Posaçme do “skanojë” kandidatët e Akademisë së Sigurisë për uniformën blu
SPAK do të kontrollojë të gjithë kandidatët që aspirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, si masë për të parandaluar hyrjen e të ashtuquajturve “policë të pistë” në strukturë. Sipas rregullit të ri të Akademisë së Sigurisë, çdo aplikant duhet të marrë një vërtetim nga SPAK që tregon nëse është ose jo nën hetim apo ndjekje penale Në Prokurorinë e Posaçme prej më shumë se 1 muaji janë dorëzuar dhjetëra kërkesa nga personat që duan të bëhen punonjës policie. Një nga rregullat e caktuara nga Akademia është marrja e një vërtetimi që provon nëse je në ndjekje penale apo nën hetim Çdo person që do të kërkojë t’i bashkohet Policisë së Shtetit, fillimisht duhet të kalojë në filtrin e Prokurorisë së Posaçme, si një...