Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentoi të korruptojë efektivët/ Me drogë në makinë, refuzoi kontrollin e mjetit prangoset 36-vjeçari
Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi refuzoi kontrollin e makinës dhe tentoi të korruptojë policinë me 50 euro për të shmangur testin e alkoolit. Gjatë ndalimit, ai hodhi nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis. Shtetasi Agim Mansaku rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën ndikimin e drogës. Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie. Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin...