“Daku është martuar dhe kjo e ka bërë pak të mërzitur”

“Daku është martuar dhe kjo e ka bërë pak të mërzitur”

21 Shtator 2025 11:17 Telesport Mirlind Daku shënoi golin e barazimit për Rubin Kazanin (2-2) me Akron Togliattin këtë të shtunë, por nuk luajti mirë. Trajneri i tij, Rashid Rakhimov, ka thënë publikisht se nuk i pëlqeu performanca e sulmuesit në pjesën e parë. “Kam kritika për të, por kjo është çështje e brendshme e ekipit tonë. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Gjithsesi, ai shënoi. Uroj ta kuptojë që është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë i qëndrueshëm”, tha tekniku. Në fund, edhe një batutë: “Daku sapo është martuar dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur”.