Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Kamioni godet automjetin, udhëtonin një çift bashkëshortësh…

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Kamioni godet automjetin, udhëtonin një çift bashkëshortësh…

Një aksident tjetër është shënuar mëngjesin e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Gramsh. Një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra, në të cilin udhëtonin dy bashkëshortë. Si rezultat i përplasjes është dëmtuar automjeti tip Opel dhe nuk ka probleme për shëndetin e çiftit. Nga bllokimi i autostradës ka pasur trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës. Uniformat blu të qarkullimit rrugor kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndërhyrë për zhbllokimin e autostradës nga radhët kilometrike.