Cristiano Ronaldo po i afrohet një rekordi…

Cristiano Ronaldo po i afrohet një rekordi…

I pandalshmi Cristiano Ronaldo vazhdon të tundë rrjetat e kundërshtarit edhe pse është në vitin e tij të 41-të. Në raundin e tretë të Ligës Saudite, Al-Nassr festoi si mikpritës kundër Al-Riyadh me 5:1, ku portugezi shënoi dy gola. Ata ishin golat e tij të 944-të dhe 945-të në karrierë, duke e afruar atë edhe më shumë me numrin magjik të 1000 golave. Joao Felix shënoi në minutën e 6-të për t’i dhënë ekipit vendas epërsinë. Kingsley Coman dyfishoi epërsinë në minutën e 30-të. Vetëm tre minuta më vonë, Felix asistoi Ronaldon, i cili shënoi për ta bërë rezultatin 3:0. Në minutën e 49-të rezultati shkoi 4:0 po nga Felix me Mamadou Sylla shënoi golin e nderit për miqtë në minutën e 51-të. Rezultati përfundimtar...