“Triathlon” sot në Tiranë, rrugët që bllokohen dhe si devijon transporti urban

“Triathlon” sot në Tiranë, rrugët që bllokohen dhe si devijon transporti urban

Tirana do të presë të dielën, 21 shtator, “Triathlonin”, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë profesionistë, por jo vetëm, do të garojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës. Gara nis te Parku Helen, pranë liqenit të Farkës, dhe do të shtrihet më pas në disa akse të ndryshme rrugore. Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. Ndër masat kryesore është parashikuar edhe kufizimi i qarkullimit në akset ku do të zhvillohet gara, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 13:00. Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në...