Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjirokastër, shoferi humb kontrollin e autobusit, përplaset me shtyllën e ndriçimit
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi K. B., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të autobusit dhe ka përplasur një shtyllë ndriçimi. Nga aksidenti u dëmtua lehtë 64-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.