Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Veliaj në burg, zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës Kombëtare të Bashkive
Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar i është hequr drejtimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë. Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë u votua për kryetarin e ri të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, ku është zgjedhur Emirjana Sako. Vetë kryetarja e Bashkisë së Durrësit e ka bërë të ditur zgjedhjen e saj në drejtimin e Shoqatës. Ky zëvendësim vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi politikisht Veliajn në Asamblenë e PS-së në 11 shtator. Rama kandidoi Ogerta Manastirliun për garën në Bashkinë e Tiranës.