“Do ishte fantastike”, trajneri i Inter Miamit flet për rinovimin e mundshëm të Messit

“Do ishte fantastike”, trajneri i Inter Miamit flet për rinovimin e mundshëm të Messit

Lajmi për një rinovim të mundshëm të kontratës së Lionel Messit përtej dhjetorit me Inter Miamin po qarkullon shumë së fundmi. Për këtë temë ka folur vetë trajneri i Inter Miami, Mascherano. “Nuk do të diskutoj thashetheme dhe nuk është detyra ime ta ndaj këtë lajm. Do të ishte një histori e jashtëzakonshme për futbollin amerikan nëse Leo Messi do të luante këtu më gjatë. Është unike për historinë e klubit dhe e rëndësishme për futbollin e vendit” – tha Mascherano. © BalkanWeb