VIDEO/ Bayern nuk ndal hapin, Kane shënon 3 gola ndaj Hoffenheim

VIDEO/ Bayern nuk ndal hapin, Kane shënon 3 gola ndaj Hoffenheim

Bayern nuk ndal hapin në Bundesligë, teksa merr triumfin e radhës. Ndaj Hoffenheim, kampionët e Gjermanisë fituan pastër 1-4. Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli, falë Harry Kane. Sulmuesi anglez kompetoi tripletën, me dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Coufal shënoi për vendasit por asgjë për t’u shqetësuar për bavarezët, që mbyllën llogaritë një herë e mirë me Gnabryn. Ekipi i Kompany ka grumbulluar 12 pikë pas 4 ndeshjesh. Ndeshja e radhës për Bayern është ndaj Ëerderit në shtëpi, takim ky i programuar të luhet pas disa ditësh.           © BalkanWeb