Juventus zhgënjen ndaj Veronës, Zhegrova futet në fund (video)

Juventus zhgënjen ndaj Veronës, Zhegrova futet në fund (video)

20 Shtator 2025 19:59 Telesport Juventus ka marrë barazimin e parë për këtë sezon në Serie A, pas 3 fitoreve rresht. Bardhezinjtë kanë barazuar 1-1 në transfertë ndaj Veronës. Francisco Conceicao zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të, portugezi shënoi me një goditje të bukur plot klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në fund të pjesës së parë, Joao Mario prek topin me dorë brenda zonës së rreptësisë, arbitri jep 11-metërsh. Gift Orban tregohet i saktë nga penalltia, pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1. Në minutën e 67-të, i gjithë stadiumi “Marc’Antonio Bentegodi” ngrihet në këmbë, Verona shënon golin e dytë me Serdar, por festa do zgjaste shumë pak. Mesfushori me origjinë turke ishte në pozicion të parregullt loje sipas VAR, ndaj dhe goli...