Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Spektakolar, Arbër Hoxha shënon një supergol në Kroaci
Jo vetëm Daku, por edhe Arbër Hoxha ka shënaur këtë fundjavë. Anësori i majtë i kombëtares shqiptare, ka dhënë kontributin e tij tejët të rëndësishëm në sfidën mes Dianmos së Zagrebit dhe Hajdukut, e fituar nga miqtë me rezultatin 0-2. Hoxha ishte shënuesi i golit të parë për Dinamon, ku në minutën e 44-ët të pjesës së parë mori një top nga mesfusha duke dribluar mbrojtësit kundërshtarë, shënoi një supergol nga jashtë zone. Hajduk Split-Dinamo Zagreb është edhe ndeshja më e zjarrtë në Kroaci. Hoxha e shpërbleu kështu trajnerin, që e aktivizoi titullar në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit kroat.