Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
0 minuta për Armando Brojën, trajneri i Burnley e lë shqiptarin si zgjedhje të tretë
Burnley ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Notingham Forest në ditën e sotme. Ekipi i Burnley ka parkuar autobuzin ndaj Notingham Forest, duke lënë për të dëshiruar shumë në nivelin e aftësive dhe teknikës, megjithëse në fund mund t’i gëzohet pikës. Ajo që vazhdon të habis është mënyra sesi po trajtohet Armando Broja në Angli. Pasi u rikthye në stol dhe mori pak minuta kundër Liverpulit, sot shqiptari ka përfunduar në stol për gjithë ndeshjen. Madje kur trajneri largoi nga fusha sulmuesin kryesor, Forster, zgjodhi që të aktivizonte sulmuesin tjetër, Flemmer, duke e lënë Brojën si zgjedhje të tretë. /Sport Ekspres/