Kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit, shpëtohen dy turistët gjermanë (Video)

Kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit, shpëtohen dy turistët gjermanë (Video)

Dy turistë gjermane të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara Shëngjergjit janë shpëtuar nga policia. Policia njoftoi sot se në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit. Sipas policisë pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. “Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.