Real Madrid-Espanyol, fillon mes lotësh dhe duatrokitjeve të mëdha. Gjest fantastik nga klubi madrilen (video)

Real Madrid-Espanyol, fillon mes lotësh dhe duatrokitjeve të mëdha. Gjest fantastik nga klubi madrilen (video)

20 Shtator 2025 16:46 Telesport Real Madrid po përballet me Espanyol-in në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në La Liga. Topin e parë për këtë ndeshje e shqelmoi Abderrahim Ouhida, ku nuk munguan lotët dhe duartrokitjet e mëdha në stadium. Abderrahim Ouhida është një djalosh i ri, i cili i mbijetoi tërmetit të vitit 2023 në Marok, në të cilin humbi prindërit, gjyshin dhe 2 nga vëllezërit e motrat e tij. Menjëherë pas tërmetit, ai u pa duke qarë në TV, ndërsa mbante veshur fanellën e Real Madrid. I vëmendshëm ndaj rasteve të tilla, klubi i Real Madrid e ndihmoi djaloshin maroken të transferohej në Madrid, të nisë studimet aty, si dhe javën e fundit ka nënshkruar për akademinë e klubit....