Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid mjaftohet me një supergol në pjesën e parë ndaj Espanyol (video)
20 Shtator 2025 17:06 Telesport Real Madrid po përballet me Espanyol në “Santiago Bernabeu”, për javën e pestë në La Liga. Madrilenët e kanë mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë, ku vendosi supergoli i Eder Militaos. Mbrojtësi braziliani shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 22-të, duke “shkundur” rrjetën e portës së Espanyol. Në minutat në vazhdim nuk pati ndonjë gjë të jashtëzakonshme, pjesa e parë mbyllet 1-0. Në rast se po pyesni veten pse lojtarët e Real Madridit mbajnë në krahë shiritë në ngjyrë vjollcë sot, kjo është për të përkujtuar Ditën Botërore të Alzheimerit. SHIKOGOLIN