Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, kryetar do të jetë Igli Hasani
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian do të drejtohet nga mazhoranca, teksa legjislaturën e kaluar drejtohej nga Jorida Tabaku e opozitës. Tashmë Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian do ta drejtojë Igli Hasani, ish-ministri i Jashtëm. Drejtimi i këtij këshilli bëhet nga kryetari i komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, që në këtë legjislaturë i është besuar Igli Hasanit. Për këtë arsye, ai do të drejtojë edhe KKIE, njësoj siç ndodhte legjislaturën e kaluar nga Jorida Tabaku që drejtonte komisionin e jashtëm parlamentar. Ndërkohë që nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i takon opozitës, me konfigurimin e ri.