Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Emiriana Sako zëvendëson Veliajn në krye te Shoqatës Kombëtare të Bashkive
Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive ka zgjedhur kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në krye të organizatës, duke zëvendësuar Erion Veliajn. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme, ku shumica e drejtuesve të bashkive, të majtë, votuan për ndryshimin. Posti i kryetarit të Shoqatës është mbajtur prej vitesh nga Veliaj, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës. Vendimi vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka në rend ditë shkarkimin e Veliaj nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës. VENDIMI PËR SHKARKIMSHOQATA E BASHKIVEZËVENDËSON VELIAJNME SAKON E DURRËSITErion Veliaj nuk do të jetë më kryetar i Shoqatës Kombëtare të Bashkive. Vendimi është marrë nga Asambleja e Shoqatës në mbledhjen e zhvilluar të premten, ku gjithashtu u vendos që...