Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Verstappen siguron “pole position” mes kaosit në Baku, 6 flamuj të kuq prej aksidenteve
20 Shtator 2025 16:04 Telesport Për herë të parë në karrierën e tij, Max Verstappen siguroi “pole position” në pistën e Baku, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1. Provat zyrtare në pistën qytetase të Baku ishin një kaos i vërtetë, që zgjatën 2 orë. Plot 6 flamuj të kuq gjatë 60 minutave që zgjatën këto provat janë një rekord për këtë sport, ndërkohë që edhe një shi i lehtë që binte ndikoi të paraqitja e pilotëve. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Williams. Në vendin e tretë u rendit Liam Lawson me RB, që do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me Kim Antonelli me Mercedes. Më pas, në “top-10” edhe Russell, Tsunoda, Norris, Hadjar,...