Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kanosi drejtorin e spitalit, shoqërohet vëllai i “të fortit të Sukthit”
Vullnet Muça, vëllai i Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi” apo “i forti i Sukthit”, është shoqëruar nga policia e Durrësit pasi ka kanosur drejtorin e spitalit rajonal, Renis Mullaj. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tyre, ndërsa Muça u mbajt për rreth 5 orë në komisariat. Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”. Burime nga policia e Durrësit thonë se shkak është bërë një kërkesë nga vëllai i “Rrumit” kundrejt Mullajt që ky i fundit të punësonte në spital.