SHBA/ Botohet në anglisht romani “The Trafficker” i shkrimtares Mirela Kanini

SHBA/ Botohet në anglisht romani “The Trafficker” i shkrimtares Mirela Kanini

Romani “The Trafficker” (“Trafikanti”) i shkrimtares shqiptaro-amerikane Mirela Kanini është botuar në gjuhën angleze nga shtëpia botuese prestigjioze “MindStir Media”. Libri sjell në vëmendje një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare të dekadave të fundit: trafikun e drogës dhe pasojat shkatërrimtare që ai ka lënë mbi shumë të rinj të pambrojtur e pa shpresë për të ardhmen.“The Trafficker” është një histori dashurie, force dhe mbijetese, ku kufiri mes fatit dhe zgjedhjes personale bëhet i brishtë. Personazhi kryesor, Mia, një avokate e re emigracioni në prag martese, përballet me një kthesë të papritur në jetën e saj kur takon klientin misterioz Alen, i cili mbart një të shkuar të errët dhe sekrete që e ndjekin pa mëshirë. Romani ndërthur emocionin, intrigen dhe tensionin e...