Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Nuk e ka ndezur ende mirë motorrin, Armando Broja në stol kundër Notingham
Armando Broja është ende në pritje për të nisur një ndeshje si titullar te Burnley. Sulmuesi shqiptar ka bërë gjithsesi një hap përpara duke ardhur nga tribuna në stol falë dy ndeshjeve të zhvilluara me Shqipërinë. Në takimin e fundit kundër Liverpul, Broja debutoi me Burnley në minutën e 89. Ndërkohë edhe në formacionin e dalë pak minuta më parë për ndeshjen Burnley-Nottingham Forest, Armando e nis nga stoli. Fati i tij i madh është fakti se sulmuesi aktual, Foster, nuk ka aspak marrëdhënie të mirë me golin, por forma jo e duhur fizike e shqiptarit po e pengon për të shkëlqyer si dikur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/