Vendosnin baste sportive përmes telefonave, arrestohet 37-vjeçari dhe vihen nën hetim tre persona të tjerë

Vendosnin baste sportive përmes telefonave, arrestohet 37-vjeçari dhe vihen nën hetim tre persona të tjerë

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Një person ka rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen për vënie të basteve online, në mënyrë të paligjshme. NJOFTIMI Vinin baste nëpërmjet celularëve në një lokal, arrestohet një shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, Komisariati i Policise Durres, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari. Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi D. I., 37 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht në gjendje...