Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja me ‘dorë të hekurt’: 169 gjoba për drejtuesit e automjeteve dhe monopatinave

Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja me ‘dorë të hekurt’: 169 gjoba për drejtuesit e automjeteve dhe monopatinave

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve, ku vetëm gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 169 gjoba. Drejtuesit e gjobitur janë ata të automjeteve dhe të monopatinave kryesisht për shkeleje të rregullave të qarkullimit rrugor. Njoftimi i policisë: Vijon puna intensive e shërbimeve të Policisë Rrugore, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë. Fokusi gjatë 48 orëve të fundit: monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë vënë: 41 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal; 71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave...