Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e Peleshi, thërret konferencën e kryetareve për komisionet
                            Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes demokratëve dhe socialistëve. Të hënën në ora 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues. Partia Demokratike ka përzgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuar nga PS-ja, por refuzon ti depozitojë zyrtarisht ne Kuvendit pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores së Parlamentit. Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar beteje ne Gjykatë Kushtetuese.