Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Mujanović: Rama kërkon të shpallet “udhëheqësi më qesharak i shekullit në Europë”
Jasmin Mujanović, analist politik dhe një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan ka bërë një reagim ironik, pasi kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën” si ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe më pas asaj i dha një fjalë në Kuvend. Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Mujanović shkrun se Rama po bën përpiqet shumë seriozisht për t’u shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI. “Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur “udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI”. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me “ministren e AI” si një manovër publiciteti. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte “e lënduar” dhe të premtojë...