Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje”/ Rama: Drejtësia e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE
Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Edi Rama apeloi se drejtësia është një hallkë e rëndësishme për shtetin shqiptar. Rama tha se drejtësia në vendin tonë është e pavarur dhe se pushteti ekzekutiv duhet të mbajë duar larg saj. “Pushteti gjyqësor është një pusht i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet.Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia...