Nga dhuna ndaj vajzës së mitur, te droga, disa të arrestuar në Korçë

Nga dhuna ndaj vajzës së mitur, te droga, disa të arrestuar në Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka kryer disa arrestime në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka dokumentuar disa ngjarje. NJOFTIMI I POLICISE Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në lagjen nr. 10, Korçë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: B. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; A. A., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një televizor në...