Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryeministri Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili merr detyrën nga paraardhësi Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka theksuar se duhet konsoliduar pavarësia e sistemit gjyqësor, si një nga kushtet themelore të integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama: Besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie dhe në bashkëpunim me të gjithë, Besforti do t’ja dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tashmë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja. Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformimi epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar. Kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar apo...