Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona dhe rinovimet, Deco zbulon prioritetin kryesor të negociatave të tij
20 Shtator 2025 11:42 Alfred Lleshi Në një intervistë për portalin brazilian “Lance”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur për mbylljen e merkatos verore dhe ambiciet e klubit katalanas në sezonin e ri. Një nga prioritetet është rinovimi i kontratës së Frenkie de Jong, e cila skadon më 30 qershor 2026. Deco është optimist: “Jemi në negociata, besoj se do ta gjejmë një marrëveshje. Frenkie është një lojtar i rëndësishëm për ne, është i lumtur te Barcelona, edhe ne jemi të kënaqur me të. Prandaj, nuk besoj se do të ketë probleme”. Nëse nuk rinovon, mesfushori holandez rrezikon të largohet pa kompensim në fund të sezonit, duke qenë i lirë të nënshkruajë me cilindo klub tjetër. Deklaratat e Deco tregojnë qartë synimin e Barcelonës...