LIVE/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor

LIVE/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor

Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së shtunës ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallarin. Kreu i qeverisë u shpreh se duhet konsoliduar pavarësia e sistemit gjyqësor, pasi është një nga kushtet themelore të integrimit në Bashkimin Europian, shkruan A2. “Besoj që me mbështetjen e kësaj ministrie dhe në bashkëpunim me të gjithë, Besforti do t’ia dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tashmë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm, Ulsi Manja. Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar. Kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar apo që pesha që ka në...