Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: Kur drejton Chelsea ka gjithnjë presion, ndaj United e vështirë, Palmer është gati
Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, kërkon që skuadra e tij të reagojë pas barazimit ndaj Brentford në kampionat dhe humbjes ndaj Bayern Munich në Champions League. Sipas tij, këto dy rezultate e shtojnë presionin ndaj tij dhe “blues” në prag të ndeshjes ndaj Manchester United. “Kam presion në të gjitha ndeshjet për t’u përpjekur t’i fitojmë të gjitha. Gjithmonë kemi presion. Bayern Munich jashtë fushe, PSG jashtë fushe dhe Barcelona jashtë fushe janë ndoshta stadiumet më të këqija për të luajtur në Ligën e Kampionëve“, tha italiani. Më tej, Enzo Maresca foli në lidhje mbi gjendjen fizike të Cole Palmer: “Ai është mirë. Duhet të vlerësojmë disa lojtarë, kemi disa dyshime. Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion por do ta shohim”. “Është gjithmonë e...