Organizuan rrëmbimin e Renis Dobrës, e mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, arrestohen dy vëllezërit…

Organizuan rrëmbimin e Renis Dobrës, e mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, arrestohen dy vëllezërit…

Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, 29 dhe 24-vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, janë vënë në pranga në Tiranë nga Forcat Operacionale. Më herët, pak ditë pas ngjarjes së ndodhur më 8 korrik, policia arrestoi edhe vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin si të përfshirë. 23-vjeçari u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi ngjarjen pak ditë pas vrasjes nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilat e çuan te makinat që kishin marrë me qira tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja. “Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,...