Vlahovic, bomber si kurrë më parë. Ka mesataren më të mirë të golave në gjithë Europën

Vlahovic, bomber si kurrë më parë. Ka mesataren më të mirë të golave në gjithë Europën

Kur Juventusi e bleu, pritej të ndiqte gjurmët e sulmuesve legjendarë bardhezinj. Golat nuk munguan, por asnjëherë nuk arriti të bëhej “mbreti” i shënuesve. Gjithë kësaj vere, klubi bardhezi tentoi ta shiste, por në fund mbeti, edhe pse kontrata i skadon në qershor 2026. Sot kjo gjë nuk ka rëndësi as për Tudor, as për Vlahovic, i cili e ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare, duke u bërë sulmuesi me mesataren më të lartë të golave në Europë, përpara Kane, Haaland e Mbappé. Një gol çdo 35 minuta – Vlahovic ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje, por vetëm në 141 minuta lojë. Kjo do të thotë një gol çdo 35 minuta lojë, mesatare e jashtëzakonshme. Nëse do ta mbante këtë ritëm, do të thoshte...