Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Szczesny: Krenar që jam i 12-ti te Barcelona. Nuk ndihem i zhgënjyer, ma kishin thënë
20 Shtator 2025 8:11 Alfred Lleshi Pas largimit nga Juventusi dhe një periudhe pothuajse jashtë fushe, Wojciech Szczesny iu bashkua Barcelonës, sezonin e kaluar, si zëvendësues i Ter Stegenit të dëmtuar rëndë. Tani, me mbërritjen e Joan García nga Espanyol, roli i polakut ka ndryshuar. Pas fitores ndaj Newcastle në Champions, Szczesny pranoi: “Jam një zëvendësues dhe, përveç ndonjë surprize, do të mbetem i tillë. Roli im është të përgatis Joan García për ndeshjet. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, tashmë është ndër më të mirët në Europë”. Ish-portieri i Juventusit dhe Romës nuk ndihet i nënvlerësuar: “Jam shumë krenar për këtë rol, sepse isha përgatitur që në firmën e kontratës. Nuk jam i zhgënjyer. Joan-it i mungon përvoja në nivelet më të larta, unë...