VIDEO – Parandalimi i përmbytjeve nga reshjet e shiut në Shkodër, Bashkia vijon pastrimin e kanaleve…

VIDEO – Parandalimi i përmbytjeve nga reshjet e shiut në Shkodër, Bashkia vijon pastrimin e kanaleve…

Në lagjen “Tepe” ka nisur puna për pastrimin e kanalit kryesor kullues, i cili lidhet me kolektorin e qytetit të Shkodrës. Ky segment, me gjatësi rreth 1 kilometër, pritet të përmirësojë ndjeshëm kapacitetin e shkarkimit të ujërave gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, duke lehtësuar jetën e qindra familjeve të zonës.  Muhamet Muça, përgjegjës në Ndërmarrjen e Shërbimeve dhe Punëve Publike pranë Bashkisë Shkodër, theksoi në se puna do të vijojë me ritme intensive derisa kanalet të rikthehen në funksion të plotë. Kjo ndërhyrje është pjesë e planit të gjerë për rikthimin e funksionalitetit të kolektorëve të qytetit, që për vite të tëra kanë mbetur pa mirëmbajtjen e duhur. Pastrimi dhe riparimi i tyre synon të parandalojë përmbytjet e rrugëve dhe oborreve gjatë reshjeve...