Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Nga premtimi te çelësat në dorë: Skema që garanton përfundimin e ndërtimeve të reja
Propozim për një skemë që lidh financimin me progresin real të punimeve dhe garanton çelësat në dorë, jo thjesht premtime. Gjergj Kota*Kur blerësi paguan duhet të marrë, jo thjesht premtime, por metra katrorë. Skema e Përfundimit të Garantuar (SPG) vendos disiplinë financiare në industrinë e ndërtimit: llogari e veçantë projekti (escrow), pagesa vetëm sipas fazave të verifikuara, garanci përfundimi dhe e drejtë ndërhyrjeje (step-in) kur diçka shkon keq. Rezultati: dorëzim në kohë, rrezik i ulët për blerësin dhe seriozitet financiar për industrinë e ndërtimit. Qytetet shqiptare, veçanërisht Tirana dhe qendrat e tjera urbane, mbajnë ende si plagë të hapura dhjetëra struktura betoni të mbetura në fazë karabinaje, pa perspektivë për t’u përfunduar.Ato dëmtojnë peizazhin urban dhe ndjesinë e sigurisë publike, por mbi të gjitha përfaqësojnë drama financiare...