Diella në Parlament/ Analisti ironizon: Rama po bëhet udhëheqësi më qesharak i Europës me “ministren AI”

Diella në Parlament/ Analisti ironizon: Rama po bëhet udhëheqësi më qesharak i Europës me “ministren AI”

Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka reaguar me ironi ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë një rol të zgjeruar të ashtuquajturës Diella, ministre e AI në qeverinë e tij. Në një postim në rrjetin social ‘X’, Mujanović shkruan:‘Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte ‘e lënduar’ dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri.’ Deklarata e Mujanović vjen pas seancës së fundit parlamentare, ku avatarja digjitale e prezantuar nga Edi...