“100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

“100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

19 Shtator 2025 17:03 Telesport Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”. Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës. Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit. Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin.