Veliaj kërkon të dëgjohet gjatë votimit për shkarkimin e tij, Gjikondi: Tenton presion mbi Këshillin Bashkiak

Veliaj kërkon të dëgjohet gjatë votimit për shkarkimin e tij, Gjikondi: Tenton presion mbi Këshillin Bashkiak

Të martën e ardhshme, 23 shtator, Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut tashmë në detyrë, të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ndodhet prej rreth 7 muajsh në paraburgimin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Asamablesë e PS, kryeministri Rama tha se në Tiranë duheshin zgjedhje të parakohshme, duke përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate. Por, nga qelia Veliaj me anë të një letre ka shprehur kërkesën se dëshiron të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dhe se do të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, madje edhe në Strasburg. E ftuar në një emision televiziv, avokatja Brizida Gjikondi tha se pjesëmarrjen në mbledhje nuk e lejon ligji, duke specifikuar rastet kur një i burgosur mund të...