Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zemërimi i shkronjave” u shfaq për herë të parë në 1985, shfaqja rikthehet në skenën teatrore pas 40 vitesh
Nga Julia Vrapi “Zemërimi i shkronjave” pas 40 vitesh rikthehet në skenën teatrore. Kjo shfaqje që u shfaq për herë të parë në vitin 1985 në Teatrin e Kukullave rikthehet këtë shtator në skenë për fëmijët. “Zemërimi i shkronjave” me humor, argëtim dhe sigurisht edukim e bazuar në tekstin e Minerva Kumit rikthehet pas 40 vitesh në skenë me regji nga Endri Çela. Shfaqja vjen në skenë në kuadër të projektit “Marionetat e Trashëgimisë”. Aktiviteti mbështetet nga programi i granteve “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës. “Kjo iniciativë risjell traditën për një gjeneratë të re, duke fuqizuar fëmijët përmes edukimit mbi trashëgiminë kulturore dhe duke promovuar pasurinë artistike të Shqipërisë”, thuhet nga “EU4Culture”, që dhe më...