Arka e shtetit plot, por paratë nuk shpërndahen për projekte: 50 mln euro ‘flenë’ pa përdorur

Arka e shtetit plot, por paratë nuk shpërndahen për projekte: 50 mln euro ‘flenë’ pa përdorur

Gati 50 milionë euro mbetën të pashpenzuara në 8-mujorin e këtij viti. Referuar shifrave të Ministrisë së Financave deri në fund të gushtit u shpenzuan 4 miliardë e 575 milionë euro, ndërkohë që plani ishte për tu shpenzuar 4 miliardë e 625 milionë euro. “Vitet e fundit shikohet një rritje të presionit të kontrollit nga sistemi i drejtësisë, kjo në një farë mënyre ka trembur shumë prej ‘firmëtarëve’, të cilët mendohen disa herë përpara se të firmosur një shpenzim të caktuar”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço. Ndryshe nga viti i kaluar që nuk realizoheshin investimet, këtë vit problemi është tek shpenzimet korrente (paga, sigurime, interesa, mirëmbajtje, etj) që nuk janë realizuar me 61 milionë euro, pasi plani i financave ishte për shpenzime korrente 4.1...