“Jam 23-vjeç, tani duhet të marrë përgjegjësi”! Kristjan Asllani flet për të gjitha: Kisha aq shumë oferta sa kisha frikë të vendosja…

“Jam 23-vjeç, tani duhet të marrë përgjegjësi”! Kristjan Asllani flet për të gjitha: Kisha aq shumë oferta sa kisha frikë të vendosja…

Kristjan Asllani ka dhënë një rrëfim për faqjen zyrtare të Torinos. Mesfushori shqiptar kaloi nga Interi te Torino në merkaton e verës. Një kalim i mirë ky i lojtarit të Kombëtares që e gjeti veten me fanellën e titullarit. Ishte pikërisht kjo arsyeja se përse Asllani zgjodhi Torinon përpara shumë ofertave të tjera. “Kam qenë këtu për rreth njëzet ditë dhe kam një ndjenjë pozitive: grupi më priti mirë, klubi dhe trajneri më donin dhe besojnë tek unë: kjo është ajo që kërkoja. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe duam të vazhdojmë atë që bëmë në Romë. Doja të vija këtu sepse besoj në projekt, ata më donin dhe ishte një zgjedhje e lehtë. Por ishin ditë stresuese: tregu i transferimeve është i...