Kërkon sërish lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Metës për revokim të masës së sigurisë

Kërkon sërish lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Metës për revokim të masës së sigurisë

GJKKO do të shqyrtojë sot kërkesën e Metës për revokim të masës së sigurisë. Kërkesa, e bërë më 16 shtator në Gjykatën e Posaçme, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Në GJKKO kanë mbërritur edhe avokatët e Metës.Ish-presidenti ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, dhe kërkesa do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli.Ndërkohë, gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka më 25 shtator, në orën 11:00, do të zhvillojë seancën paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, që janë marrë të pandehur nga SPAK. Gjyqtarja Gjoka, u bë objekt sulmi edhe nga partia...