Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Letra e Lasgushit për Shqipen: Të dua me gëzim e dhembje, me shpresë dhe frikë
Im atë për mamin tim. Letra e Lasgushit për Shqipen Zonjushës Shqipe Lasgush Poradeci, Rruga “Ismail Qemali” nr. 26, Durrës. Tiranë, më 12 të marsit 1940. Shqipe e ëmbla ime fort, U mendova kësaj here se më s’ duhet të të shkruaj, thashë le të le të qetë pak së paku për një javë. Thashë të të le unë ty, po mua vetë – nuk më lë mua zemra për ty, s’më le të mos të të shkruaj pra për mua, jo për ty. Ç’të të them? Ja! Atë që kam dashur kaq herë, që s’kam mundur, që s’kam gjetur rast të ta them asnjëherë! Është e madhe shumë, e lartë mbesoj dhe e rëndë shumë, e rëndë për t’u thënë shumë për mua ajo...